Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky shfaqet në Davos, kërkon mbështetje për Ukrainën


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkuar në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror ku po përpiqet të marrë sa më shumë mbështetje për vendin në luftë.

Ai po kërkon të mbajë në mendjet e krerëve politikë luftën e vendt ndaj Rusisë.

Dikur jo shumë i gatshëm për t’u larguar nga vendi, Zelensy së fundmi ka nisur një turne të vrullshëm në përpjekje për të mbledhur mbështetje për kauzën e Ukrainës kundër Rusisë mes lodhjes së donatorëve në Perëndim dhe shqetësimeve se ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump – i cili pretendonte se kishte marrëdhënie të mira me presidenti rus Vladimir Putin – mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.