Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet e frikshme të shpërthimit të një autoboti në Kinë (Video)


Një person ka pasur rastësisht momentin e një shpërthimi shkatërrues të një kamioni që transportonte karburant në Kinë.

Forca e shpërthimit ishte aq e lartë saqë i shpërndau mbeturinat në ajër në një lartësi të madhe sikur të ishte gjuajtur nga një top.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Zhejiang pasi automjeti shpërtheu në zjarr, raportuan media tkineze, duke cituar zyrtarët vendas.

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë dhe 112 të tjerë të plagosur në incidentin, i cili ndodhi në një autostradë në qytetin Taizhou në lindje të vendit.

Shpërthimi gjithashtu shkaktoi një zjarr të madh, me 450 zjarrfikës që u vendosën në vendngjarje për ta trajtuar atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *