Vendosni fjalën kyçe....

FIFA zgjedh Pep Guardiolan, trajnerin më të mirë për vitin 2023


FIFA është duke shpallur sonte më të mirët e vitit 2023, në një mbrëmje gala që po mbahet në Londër.

Çmimin “Trajneri më i mirë” e ka fituar Pep Guardiola

Spanjolli e rrëmbeu këtë çmim pas arritjeve të tij me Manchester Cityn vitin e kaluar, duke udhëhequr klubin anglez drejt tripletës historike.

“Qytetarët” fituan Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.

Pep Guardiola në garën për këtë çmim mposhti dy italianët, Simone Inzaghi dhe Luciano Spalletti.