Vendosni fjalën kyçe....

“Jo vaksinës, jo karantinës” – Gjermanët “pushtojnë” rrugët e Berlinit kundër masave të qeverisë për Covid-19 (Video)


Dhjetëra mijëra gjermanë mbushën rrugët e kryeqytetit Berlin, për të protestuar kundër politikave anti-covid, kundër vaksinimit e masave të tjera të marra nga qeveria lidhur me pandeminë.

Ata marshuan në rrugët kryesore të Berlinit ndërsa mbanin në duar pankarta me thirrje të ndryshme. Duhet thënë se protestuesit nuk mbanin maska dhe as ruanin largësinë, masa të kërkuara këto nga qeveria gjermane.

Autoritetet e kryeqytetit e dënuan protestën dhe urdhëruan shpërndarjen e saj. Gjatë saj pati përplasje të vogla mes protestuesve e policisë.

Fillimisht protesta u ndalua nga një gjykatë gjermane por një tjetër vendim i mëvonshëm e hodhi poshtë atë, duke e lejuar.

Minutat e fundit policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestën duke shoqëruar dhjetëra persona. Protesta e sotme është ndër më masivet e zhvilluara që prej nisjes së pandemisë. Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Londër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *