Vendosni fjalën kyçe....

“Një minutë heshtje për Edmond Spahon, do jetë në zemrat tona” – Deputetët e PD-së kërkojnë përjashtimin e Spiropalit


Deputetët e PD-së kanë kërkuar përjashtimin e ministres Spiropali me 10 ditë nga Kuvendi.

Njoftimin e ka dhënë deputetja Zhupa përmes një shënimi në Facebook, ku thekson se Spiropali fyeu dpeutetin Spaho pas largimit të tij nga salla.

Ministrja Spiropali tha dje në seancë: “Një minutë heshtje për Edmond Spahon. Do jetë në zemrat tona.”

“Kërkojmë zyrtarisht përjashtimin 10 ditë nga kuvendi të Elisa Spiropalit për gjuhën e përdorur në drejtim të deputetit Edmond Spaho. Duke përfituar nga përjashtimi pa rregulla i bërë deputetit Spaho dhe mos prezenca e tij në sallë që të merrte përgjigjen që meritonte, Elisa Spiropali nxorri arsenalin e saj fyes që i shkon përshtat komunikimit që përdorin rilindasit në zyrat e shtetit por që nuk përputhet me kodin etik të kuvendit. Në parlament e kanë bërë zakon të fyejnë dhe të mallkojnë pa pyetur për kod etik sepse kanë kartonat e mandateve të blera që i mbrojnë dhe rregulloren e kanë kthyer në copë letër për recitim parlamentar.” – shkruan Zhupa.