Vendosni fjalën kyçe....

Reali i Madridit shpartallon Barcelonën, fiton Superkupën


Reali i Madridit ka shpartalluar Barcelonën në finale e Superkupës 4-1 duke fituar trofeun e parë sezonal.

Madrilenët arritën të shënojnë dy gola të shpejtë që në fillim të ndeshjes me Vinicius në minutat 7’ e 10’ para se Leëandoëski të shkuronte në minutën e 33’.

Megjithatë pa u mbyllur pjesa e parë Vinicius arriti të shënonte edhe golin e tretë po me Vinicius. Me nisjen e së dytës kryeqytetasit shënuan edhe golin e katërt me Rodrygo me minutën e 64’.

Katalanasit u detyruan të luajnë me një lojtar më pak që nga minuta e 71’ pas daljes me karton të kuq të Araujo.

Superkupa është trofeu i parë sezonal për Realin e Madridit dhe i 13-ti në histori. Barcelona nga ana e saj e ka fituar 14 herë trofeun, me të fundit sezonin e shkuar.