Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmëron avokatja e Alma Kaçit: Mund të dalin të dhëna të reja që janë në efekt të hetimit


Avokatja e Alma Kaçit, e  cila u shfaq në videoskandalin seksual në zyrën e ish-kryebashkikaut të Kukësit Safet Gjici, tha se shumë shpejt mund të nxjerrë të dhëna të reja.

Në deklaratën për gazetarët pas daljes nga Gjykata e Posaçme, që vendosi shtyrjen e seancës për masën e sigurisë, ajo tha se nuk ekziston korrupsioni aktiv nga ana e klientes së saj.

“Gjykata e shtyjë për një datë tjetër ku Prokuroria do depozitojë të gjitha hetimet që janë bërë deri tani. Dhe duke parë provat do vendosë nëse do lerë arrestin në shtëpi ose do ndryshojë masë. Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit. Korrupsioni aktiv nuk kemi, nuk ekziston. S’kemi bërë asnjë ndryshim deri tani.” – tha ajo.

Alma Kaçi ndodhet në qeli lidhur me videoskandalin seksual në zyrën e Safet Gjicit.

Edhe ky i fundit ndodhet gjithashtu në qeli ndërsa dha dorëheqjen si kryebashkiak menjëherë pas publikimit të videos.