Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri shkon të ndihmojë të aksidentuarin po rrëzohet vetë (Video)


Një helikopter policie që po transportonte të mbijetuarin e një aksidenti automobilistik u rrëzua në Brazil pasi piloti humbi kontrollin.

Policia e qytetit Belo Horizonte iu përgjigj një aksidenti ku ishin të përfshirë tre kamionë, që kishte bllokuar një nga shoferët në kabinën e tij.

Ata ishin në procesin e evakuimit të tij në një spital aty pranë, kur helikopteri pësoi, sipas policisë, një ‘humbje rrotullimi’ katastrofike.

 

Një video nga vendi i ngjarjes tregon helikopterin duke u ngritur, duke luftuar për të fituar lartësinë dhe duke fluturuar në mënyrë të rrezikshme pranë një ndërtese përpara se të bjerë si gur në autostradë.

Një video e dytë e pamjeve të kamerës tregon se një shofer tjetër mezi shpëtoi pa u shtypur. Për mrekulli, asnjë nga gjashtë pasagjerët nuk u lëndua, madje edhe shoferi i kamionit tashmë i plagosur i shpëtoi dëmtimit të mëtejshëm. Ai më vonë u dërgua me sukses në një spital me ambulancë.