Vendosni fjalën kyçe....

Palestinezët në Gaza në gjendje katastrofike pas 100 ditësh lufte


Rreziku në rritje i urisë, mungesa e ujit të pastër dhe ilaçeve dhe kushtet josanitare në Gaza po shtojnë frikën pas 100 ditësh lufte se uria, sëmundjet dhe dehidratimi mund të fillojnë të vrasin po aq, nëse jo më shumë, palestinezë sesa fushata ushtarake e Izraelit, shkruan Axios.

Më shumë se 23,900 palestinezë, 70% e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, janë vrarë në bombardimet e pandërprera të Izraelit dhe ofensivën tokësore që filloi pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi.

Mijëra të tjerë mund të vdesin nëse kushtet humanitare nuk përmirësohen në mënyrë të shpejtë, paralajmërojnë grupet e ndihmës dhe palestinezët.

“Gaza po kalon një periudhë me vështirësi të mëdha të paparë. Dhe për shkak të kësaj, njerëzit këtu po paguajnë një çmim vërtet të tepruar dhe po jetojnë një jetë katastrofike,” gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh, i cili është nga Gaza.

“Njerëzit nuk kanë ushqim, pije, një vend për të fjetur, banjë dhe atë që është e nevojshme për jetën,” tha Dahdouh, gruaja e të cilit, dy djemtë, vajza dhe nipi u vranë në sulmet ajrore izraelite.

Luftimet, bombardimet e Izraelit dhe shkatërrimi masiv që rezultoi, kanë zhvendosur më shumë se 1.9 milionë palestinezë, rreth 85% e popullsisë, duke ushtruar presion të madh mbi sistemet humanitare dhe spitalore tashmë të stresuara të Rripit.