Vendosni fjalën kyçe....

320 mijë pula të ngordhura brenda dy javësh në dy pulari në vend, konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve


320 mijë pula kanë ndodhur në dy javët e fundit në dy nga pularitë më të mëdha në Durrës ndërsa është konfirmuar rasti i parë i gripit të shpendëve të tipit H5N8, në fermën AIBA.

“Situata ka ngelur në ngërç ligjor mes Ministrisë së Mjedisit dhe Bujqësisë. Shtabi është mbledhur dhe po mundohet që të gjendet një vend ku të groposet, duhet të jepet urdhër dhe për krerët e pulave që janë gjallë, se janë të rrezikshme duke qenë se sëmundja mund të përhapet”, tha Artan Luku menaxher i kompanisë AIBA, shkruan Shqiptarja.

Përfaqësues të kompanisë AIBA, kompanisë ku është konstatuar gripi i shpendëve, thonë  se kanë bllokuar tregun e vezës.

“Dhe ato vezë që kemi shpërndarë sot, i kemi tërhequr dhe do ia dorëzojmë AKU-së.” – tha Luku.

Gjurmimi nga autoritetet nisi menjëherë sapo erdhi sinjalizimi i parë për ngordhjen e pulave dhe analizat e njëpasnjëshme në ditë të ndryshme dhe në pulari të ndryshme në gjithë vendin, konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik gjendur vetëm në dy stabilimente në Durrës, sëmundje që nuk rrezikon konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet te  njerëzit përmes ushqimit shpendëve dhe vezëve. Megjithatë, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, këshillohet që konsumatorët të mos marrin mish shpendësh pa certifikatë veterinare dhe pulën duhet ta gatuajnë në temperatura mbi 70°C.