Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, mjeti bie në humnerë, shpërthen në flakë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë.

Sipas informacioneve paraprake një automjet, që dyshohet të jetë autobot, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 59-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.