Vendosni fjalën kyçe....

Biden propozon sërish Kostelancik për ambasador të SHBA-së në Shqipëri


Presidenti i SHBA, Joe Biden ka rikandiduar David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri disa ditë pasi kandidatura e tij u rrëzua nga Senati amerikan.

David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër-Këshilltar, për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Kostelancik u propozua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.

Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit.