Vendosni fjalën kyçe....

Begaj dekreton Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Ervin Mete emërohet te ‘Financat’


Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Me propozim të kryeministrit Edi Rama, presidenti ka dekretuar emërimin e Blendi Gonxhjas në krye të ministrisë së re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjithashtu është dekretuar shkarkimi i Elva Margaritit nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe i  Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Kështu Ervin Mete, është emëruar në krye të Ministrisë së Financave, ndërsa më parë drejtonte Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”.

Teksa e cilësoi këtë nevojë strategjike të kësaj faze të re të zhvillimit, tha ka vendosur ndryshimin e strukturës së qeverisë dhe krijimin e një ministrie të re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

foto galeri

foto galeri

 

foto galeri