Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshtarët e Bashës brenda PD-së bashkohen në një grup: Kërkojmë reformimin e partisë dhe dorëheqjen e kryetarit


Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, një grupim i quajtur “Për PD-në” kërkon hapjen e një procesi politik dhe reformimin e Partisë Demokratike.

Pjesë e këtij grupimi janë Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Endira Bushati dhe një sërë figurash të tjera.

Ata u mblodhën sot për të diskutuar rreth qëndrimeve të tyre teksa vetë Partia Demokratike po pret zgjedhjet e brendshme të muajit korrik.

Në një konferencë për mediet, ky grup kërkuan që kryetari Lulzim Basha dhe drejtuesit e lartë të PD-së duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen, duke kujtuar rastin e Sali Berishës në 2013-ën.

Gjatë konferencës së sotme të zhvilluar nga ky grupim, zonja Edith Harxhi u shpreh: “Jemi një grupi i përbërë nga ish-drejtues të PD-së, anëtarë, simpatizantë. Mes nesh ka dhe nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Grupimi ‘Për PD’ kërkon reformimin e partisë. Hapja e rrugës së reformimit vjen nëpërmjet dorëheqjes së kryetarit, kryesisë dhe mbledhjes së këshillit kombëtar, për të nisur një proces rihapje dhe riformimi nga baza deri lart.”

Ajo shton se kur nuk qeveriset mirë partia, ata nuk mund të kërkojnë një qeverisje më të mirë në vend.

 “Nuk mund të kërkojmë një qeverisje të mirë në vend, kur nuk qeveriset mirë partia. Nuk mund të luftojmë korrupsionin kur korrupsioni gëlon në krye të partisë, në të gjitha partitë. Ne si grupi për PD-në, në PD, brenda PD propozojmë një reformim të thellë të Partisë Demokratike, modelin e hapjes dhe bashkimit të të gjitha forcave.”– thotë Harxhi.

Në deklaratën e përbashkët për mediat që mbajtën disa prej figurave të partisë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës, pati edhe pyetje të ndryshme drejt tyre.

Një ndër pyetjet drejtuar ndaj ish presidentit Bujar Nishani, ka qenë: “Me çfarë morali kërkoni dorëheqjen e Bashës kur nuk kontribuat në fushatë?”

Nishani është përgjigjur se fushata zgjedhore projektohet nga kreu i partisë. Por pavarësisht këtij fakti, shti se ai kishte qenë aktiv në fushatë në zona të ndryshme të Tiranës, në zonën e tij të banimi, por jo vetëm. Ai shtoi se në këtë fushatë ai ka bërë edhe më shumë nga çfarë i është kërkuar të bëjë.

Nishani: “Në rradhë të parë fushatën e projekton kandidati. Kam qenë i pranishëm gjatë fushatës të mbajtur nga të gjithë kandidatët e PD në zona të ndryshme të Tiranës. Kam qenë i angazhuar në Kombinat, në zonën e banimit tim. Kam bërë jo vetëm aq sa më është kërkuar por edhe më tej . Angazhimi ynë ka qenë i vazhdueshëm përmes mendimeve intelektuale, qytetare të cilat në fund rezultuan të ishin të drejta.”

Ndërkohë ka dashur të përgjigjet ndaj kësaj pyetje edhe Edith Harxhi e cila tha se dëshira e tyre kishte qenë që të angazhoheshin në fushatë por ishin lënë jashtë për shkak të vendimeve të marra nga Basha.

Gjithsesi ajo ka shtuar se kjo nuk i ndalon ata të kërkojnë llogari për humbjen.

“Dua të përgjigjem edhe unë ndaj kësaj pyetje, pasi ne kemi dashur të angazhohemi rregullisht në fushatë por jemi larguar nga partia për shkak të Bashës. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të kërkojmë llogari për humbjen”– u shpreh Harxhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *