Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet nga policia greke e reja shqiptare për shfrytëzim prostitucioni


Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar tre persona; dy tutorë dhe një klient, ndërsa rol kyç në këtë aktivitet kishte një shqiptare. Në pranga kanë përfunduar Lorela Kapaj 31 vjeç, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.

Siç rezultoi gjatë hetimit të çështjes, nga fillimi i vitit 2022, 31-vjeçarja detyroi një vajzë, atëherë 13-vjeçare, të kryente prostitucion, duke i gjetur klientë. Për çdo takim, ajo merrte një pjesë të parave nga e mitura. Më pas, 31-vjeçarja i “kaloi” një të mitur 33-vjeçarit, i cili i premtoi se do t’i gjente “klientët e pasur”.

Në fakt, 13-vjeçarja ka takuar këtë person dhe një mikeshë 15-vjeçare, të cilat i ka fotografuar me të brendshme dhe fotot e tyre i ka postuar në faqen “bourdela”.

Siç doli, përmes kësaj faqeje me materiale për të rritur, u zhvilluan të paktën dhjetë takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.

Në periudhën korrik-gusht të vitit 2023, të miturat kanë kryer marrëdhënie seksuale me 55-vjeçarin që jeton në Korydallos. Secilës prej të miturave i është paguar shuma prej 100 euro.

Operacioni për arrestimin e tre personave u zhvillua mëngjesin e së enjtes. Në shtëpinë e 33-vjeçarit dhe 55-vjeçarit u gjetën një sërë provash dixhitale si dhe një pistoletë. Sipas informacioneve, janë përfshirë edhe dy gra të tjera të rritura, të cilat nuk dëshirojnë të dëshmojnë pranë autoriteteve për rastin.

Policia thotë se, Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike, e po ashtu mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave.

Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy shtetasit grekë të akuzuar për trafikim të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.