Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi në Beograd: Brenda 5 vitesh rajoni mund të integrohet në BE, zbatoni reformat


Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha në konferencën e përbashkër për shtyp me presidentin serb Vuçiç se Beogradi duhe të harmonizojë politikën e jashtme meatë të BE-së si dhe të përmirësojë demokracinë, si vend kandidat për anëtarësimin në bllok.

Ai tha se shpreson që Serbia dhe vendet e rajonit të jenë pjesë e BE-së brenda 5 vitesh nëse zbatojnë reformat e duhura.

“Është e qartë që dera është e hapur. BE-ja është gati për të pranuar anëtarë të rinj. Brenda pesë vjetëve, po. Është krejtësisht e mundshme”, tha Varhelyi.