Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid fiton derbin e kryeqytetit dhe kalon në finale të Superkupës së Spanjës


Real Madrid fiton ndaj Atletico Madrid dhe kalon në finale të Superkupës së Spanjës

Real Madridi është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës.

“Los Blancos” triumfuan 4:3 ndaj Atletico Madridit në një ndeshje ku u deshën 120 minuta për ta përcaktuar fituesin.

Hermoso i dha avantazhin Atleticos në minutën e gjashtë, para se Rudiger dhe Mendy të përmbysnin rezultatin në minutën e 20, respektivisht 29-të.

Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 37.

Në të 78-tën, Rudiger realizoi autogol, kurse Carvajal shënoi pas shtatë minutave për epilogun e 90 minutave.

E në vazhdime Savic shënoi autogol për një fitore të madhe për Real Madridin.

Krejt në sekondat e fundit, Brahim Diaz shënoi edhe një tjetër gol për Real Madridin për rezultatin 5:3.

Nesër zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Barcelonës dhe Osasunas, për ta përcaktuar edhe finalistin e dytë.