Vendosni fjalën kyçe....

Pastori Pano: I dua shumë homoseksualët por kam mendim ndryshe nga ta


Pas dërgimit nga Aleanca “LGBTI” të pastorit Akil Pano te Komisioneri kundër Diskriminimit për deklaratat e tij, ka folur sërish për “News 24” pastori.

Ai tha se ka komentuar kërkesën për ndryshimin e nocioneve “Nënë” dhe “Baba” dhe nuk ka komentuar çështje të orientimit seksual apo identitetit gjinor.

“Nuk kam bërë asnjë deklaratë për ta bërë si një ide të fundme. Kam qenë i ftuar dhe për të trajtuar këtë çështje të shumë përfolur, ndryshimi i nocioneve bazë nga nënë e babë në prindëri 1 dhe 2. Ka zgjuar zemëratë publike kjo. Ne e kemi shumë të shenjtë e të çmuar mamin dhe babin. Shqiptarët duan të ndryshojnë. Kam trajtuar debatet televizive kundrejt individëve që vijnë nga komuniteti LGBTI.

Jam klerik e pastor prej 27 vitesh. Në thelb të kristianizmit as që nuk mendohet që një klerik të diskriminojë një individ apo grupim. Mësimi i Jezu Krishtit është të duash mikun më shumë se veten dhe përtej kësaj të duash armikun. Kam qenë i kujdesshëm me fjalët.”, shpjegoi pozicionin e tij pastori.

Ai theksoi se i do shumë homoseksualët por nuk bashkëndan të njëjtat parime për jetën dhe konceptet për martesën.

“Dua të rithem që i dua shumë homoseksualët. Nuk bashkëndaj të njëjtat parime për jetën, konceptet për martesën. Krejt normale, ata mendojnë ndryshe, është krijuar ideja që të kesh ide ndryshe nga ky grupim është paragjykues ndaj komunitetit LGBTI.”, u shpreh pastori Pano.

Sipas tij kërkesa e grupimit LGBTI për ndryshimin e nocionit zgjoi tension të madh në popullatë.

“Ne ruajmë atë që është e shenjtë, e kultivojmë, i është dhënë një lloj konsensusi komuntetit LGBTI për aq sa i përket çështjes së tyre individuale. Unë s’kam folur për këtë çështje mbi orientimin seksual apo identitetin gjinor. Nuk kam asnjë gjë në lirinë e tyre për çfarë kërkojnë. Problemi im nuk janë kërkesat dhe liria e tyre, por ruajtja e kësaj që ne kemi. Mua më duhet të theksoj se jam pro asaj që është ekzistente, pasi tek mami dhe babi kemi konceptin filozofik të jetës. ”, tha më tej Pano.