
Një pjesë e protestuesve do të kalojnë përsëri natën te kryeministria, si simbol i rezistencës së tyre.
Kjo nuk është e para herë që qytetarët gdhihen poshtë zyrës së kryeministrit.
Mijëra të rinj e qytetarë u derdhën në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe plotësimin e kërkesave që kanë shqiptuar prej dy ditësh radhazi.
Ata marshuan nëpër Tiranë, pavarësisht shiut të mbrëmjes.