Vendosni fjalën kyçe....

21 të plagosur nga shpërthimi i fortë në një hotel në SHBA (Video)


21 të plagosur nga shpërthimi i fortë në një hotel në SHBA

Të paktën 21 persona u plagosën në një shpërthim të dyshuar gazi në një hotel në Teksas, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve në Fort Worth. Një person u raportua fillimisht si i zhdukur, por më pas është gjetur.

Sipas zyrtarëve, ata morën thirrje në lidhje me një “lloj shpërthimi” brenda hotelit Sandman në qendër të Fort Worth. Të paktën dy kate të fasadës ranë në rrugë dhe në një parking, thanë mediat lokale.

Zëdhënësi i FWFD, Craig Trojacek u tha gazetarëve se, megjithëse ndodhi një rrjedhje gazi, është shumë herët të thuhet nëse ajo çoi në shpërthimin e fuqishëm.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, 26 dhoma ishin me kientë në kohën e shpërthimit, dhe “disa njerëz u nxorrën nga bodrumi pasi nuk ishin në gjendje të dilnin vetë”.

Hoteli me 245 dhoma është ndërtuar në vitin 1920 dhe është i listuar në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike, sipas faqes së tij të internetit.