Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon arsyen pse zgjodhi Xhaferllarin dhe jo kandidaturat e tjera


Kreu i Shtetit Ilir Meta ndër të tjera, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp tregoi edhe arsyet pse zgjodhi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe jo kandidaturat e tjera.

Sipas Metës, kanidadatura e Xhaferllarit sihte e përshtatshme për integritetin e saj si edhe për respektimin e Kushtetutës sepse nuk kandidoi për të gjitha vakancat.

Unë kam preferuar zonjën Xhaferllari sepse kam qenë i bindur në integritetin e saj dhe besoj se e ka treguar integritetin e saj. Ajo e ka treguar sepse ka respektuar frymën e Kushtetutës më mirë se kushdo tjetër duke kandiduar vetëm për një vakancë, se s’mund të kandidosh për katër vakanca kur janë të ndryshme. Mund të kishte kandiduar dhe dy nëse donte që presidenti të zgjidhte atë. Ky është emërim, jo zgjedhje”-deklaroi Meta.

Më tej, kreu i shtetit tha se një ndër arsyet në vlerësimin e tij pse nuk zgjodhi Arta Vorpsin ishte sepse ka konflikt interesi pasi ka qenë eksperte e lartë në hartimin e reformës në drejtësi ekzaktësisht në ligjin për Kushtetutën.

Për zonjën Vorpsi se s’dua të bëj komente të tjera, kam pasur një vërejtje, ose një rezervë sepse ka qenë anëtare e grupit të ekspertëve të lartë për Reformën në Drejtësi çështjen e ligjit për Gjykatën Kushtetuese meqë ka punuar atje. Duhet të keni parasysh se kur jemi marrë me këtë çështje, çështjen e ligjeve dhe kjo ka qenë publike në atë kohë, është deklaruar se këta ekspertë nuk do të merren në konsideratë kur të krijohen këto institucione për çështje të konfliktit të interesit”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *