Ditën e nesërme fermerët gjermanë kanë paralajmëruar një grevë në mbarë vendin.
Në qytetet e mëdha ka shqetësim në rritje për bllokim të trafikut.
Në Hamburg janë grumbulluar një ditë para grevës më shumë se 2 mijë traktoristë me mjetet e tyre.
Greva që do prekë mbarë vendin ka si shkak rritjen e tarifave për automjetet e mallrave të rënda që hyri në fuqi në fillim të dhjetorit, duke filluar me bllokada në qendrat rajonale dhe do kulmojë me një tubim kamionësh në kryeqytetin Berlin më 18 dhe 19 janar.