Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvrasja e 41-vjeçares pas denigrimit në ‘Tik Tok’, Manja: Rishikojmë legjislacionin, asnjë tolerancë bullizmit


 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Sukth të Durrësit, ku nëna e katër fëmijëve vrau veten me fotoksinë për shkak të bullizmit në rrjetin sociale “Tik tok”.

Përmes një postimi në rrjetin social “ Facebook”, Manja shpreh shqetësimin dhe tronditjen e tij për ngjarjen tragjike dhe paralajmëron ndryshime në legjislacion për sanksionimin sa më të ashpër ndaj “krimit online”.

“Ndihem i tronditur nga humbja e një jete nëne për shkak të sjelljeve të dobëta në rrjetet sociale. Si shoqëri, duhet të reagojmë fort kundër krimit dhe bullizmit online, duke filluar nga fëmijët dhe familjet tona për të mos pritur viktimën e rradhës pas Bedrie Lokës, si shtet do të na duhet të rishikojmë ligjet tona dhe të mos tolerojmë zbatimin e tyre, për të ndëshkuar ashpër këtë formë të krimit online që po vret përditë pak e nga pak pa u ndëshkuar askush. 

Është koha për t’u bashkuar, për t’u përballur me sfidat dhe të kërkojmë drejtësi. Zero tolerancë për sjelljet e dëmshme në botën digjitale!

Bashkë për një shoqëri të sigurtë dhe të drejtë”,- shkruan Manja.