Vendosni fjalën kyçe....

Viti 2024 do jetë “edhe më i çmendur” – Elon Musk


Kreu i SpaceX, Elon Musk ka parashikuar se viti 2024 do jetë “edhe më i çmendur” se katër vitet e mëparshme. Musk po i përgjigjej një ndjekësi që dëshironte “një vit të zakonshëm”.

“A mund të kemi një vit të zakonshëm në 2024?” shkroi një ekspert anonim i njohur si “Wall Street Silver” në X natën e Vitit të Ri.

“A nuk e meritojmë këtë pas katër vitesh çmendurie?”

“2024 do jetë edhe më i çmendur është parashikimi im”, u përgjigj Musk.

Musk nuk parashikoi ndonjë ngjarje “të çmendur” që mund të ndodhte, por në një seri postimesh në X, miliarderi tërhoqi vëmendjen për ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, rritjen e vdekshmërisë tek të rinjtë, rritjen e emigracionit të paligjshëm në SHBA.

Qindra komente nën postimin e Musk sugjeruan se pjesa më e madhe e “çmendurisë” së këtij viti do të përqendrohet rreth zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Musk nuk ka mbështetur një kandidat në garë, por i tha një auditori në nëntor se ai “nuk do të votonte për Presidentin Joe Biden”.