Vendosni fjalën kyçe....

Vetëplagoset me armë zjarri një i moshuar në Tiranë


Një 73-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri dhe për pasojë është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, në kryeqytet. Sakaq mësohet se policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.01.2024, rreth orës 12:50, në fshatin Mal Vilëz, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi Q. E., 73 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armën e përdorur nga 73-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.