Vendosni fjalën kyçe....

Rama thotë se nesër në 10 do sqarojë “të vërtetat e të pavërtetat mbi projektin e Zvërnecit”


Kryeministri Rama do sqarojë nesër atë që po ndodh me projektin e Zvërnecit.

Përmes një shënimi në X ai e quan projektin të jashtëzakonshëm për Shqipërisë ai përgëzon drejtuesit e Policisë së Shtetit ndaj rojeve private si dhe krerëve të policisë së Vlorës.

Në fund ai thekson se qasja zero ndaj çdo punonjësit të policisë që cenon besimin e publikut do vijojë.

“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht.” – shkruan Rama.