Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 8-vjeçarin në Vlorë


Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrugën “Pelivan Leskaj”, në Vlorë, ku një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të mitur.

Sipas informacioneve policore, 8-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.