Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid e nis me fitore vitin 2024


Real Madridi e ka nisur me fitore vitin 2024.

“Los Blancos” triumfuan minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa madrilenët patën kontrollin e plotë të ndeshjes.

Goli i fitores erdhi tek në minutën e 78-të kur Rudiger shënoi pas asistit të Luka Modric.

Kjo fitore e mban Real Madridin në pozitën e parë me 48 pikë, tri më shumë se Girona që pas pak përballet me Atletico Madridin në shtëpi.

Në anën tjetër, Mallorca mbetet në vendin e 14-të me 18 pikë të grumbulluara.