Vendosni fjalën kyçe....

Katari: 13 pengje izraelite do të lirohen sonte


Zëdhënësi zyrtar për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Katarit, Dr. Majed Al-Ansari, thotë se ‘pengesat u kapërcyen’ dhe disa pengje do të lirohen sonte, pas një vonese të mëparshme, shkruan BBC.

“Pas një vonese në zbatimin e lirimit të të burgosurve nga të dyja palët, pengesat u kapën nëpërmjet komunikimeve kataro-egjiptiane me të dyja palët.  Sonte 39 gra dhe fëmijë palestinezë do të lirohen në këmbim të lirimit të 13 pengjeve izraelite nga Gaza”, tha ai.

Ai tha se kjo do të jetë përveç lirimit të shtatë civilëve të tjerë, të cilët janë të ndarë nga marrëveshja e përkohshme e armëpushimit.