Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti i fuqishëm në Japoni, shkon në 48 numri i viktimave


Një seri lëkundjesh sizmike kanë goditur brigjet e Japonisë perëndimore.

Lëkundja më e lartë 7.6 e shkallës rihter, ka qenë ajo e 1 janarit rreth orës 08:10 minuta me orën tonë.

Numri i njerëzve të vrarë nga një tërmet i fuqishëm në Japoni, i cili shkaktoi shembjen e shtëpive dhe shkaktoi paralajmërime për cunami, tashmë ka shkuar në 48 viktima, sipas BBC.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, thotë se tërmeti ka shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha.

Qindra ekipe shpëtimi janë duke kërkuar për njerëz që mendojnë se mund të jenë të bllokuar nën rrënoja, ndërsa ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime duke përfshirë ushqim, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të largohen nga shtëpia.

Të gjitha këshillat për cunami tani janë hequr përgjatë Detit të Japonisë, që do të thotë se nuk ka më rrezik për një ngjarje të tillë

Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme.