Vendosni fjalën kyçe....

Del fotoja e të riut që grabiti dyqanin e kompanisë celulare te ‘Myslym Shyri’


Ka dalë fotoja e të riut që nën kërcënimin e  një sendi që dukej si armë zjarri grabiti dyqanin e një  kompanie telefonike  në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë.

Siç duket nga fotot ai mban në kokë një kapele të zezë ‘NY Knicks’ dhe një bluzë me kapuç ‘Adidas’.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në një nga rrugët më të njohura të kryeqytetit. 

Sipas policisë, autori ka vjedhur nga dyqani një shumë parash pasi ka kërcënuar shitëset me një send në dukje si armë zjarri.