Vendosni fjalën kyçe....

Digjet banesa në Golaj të Hasit, familja mbetet në qiell të hapur


Në prag të fundvitit është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit një shtëpi në Golaj të Hasit. Zjarri ka rënë gjatë orëve të natës dhe familja e Sadri Meshi nga djegja e banesës ka mbetur në qiell të hapur.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të zjarrfikëse, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shkrumbuar gjithçka brenda banesës.

Fatmirësisht nga flakët nuk ka patur të lënduar, ndonëse në shtëpi ka pasur familjar në momentin e rënies së zjarrit.

Mendohet se shkaku i zjarrit të ketë qenë një shkëndij elektrike. Grupi i punës në komisariatin e Hasit në bashkëpunim me prokurorinë e Kukësit po bëjnë verifikimin e duhur për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit në këtë banesë.