Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në qendrën tregtare në Lushnjë, 30 qytetarë përfundojnë në spital, zjarrëfikësit vijojnë luftën me flakët (Foto&Video)


Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes rreth 14:40, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare.

Ndërkohë 30 qytetarë të asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, mes tyre edhe një fëmijë dhe një punonjës i zjarrfikëses, por për fat të mirë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.. 

Mësohet se gjendja e tyre është e qëndrueshme, por mbeten nën kujdesin e mjekëve.

Nga pamjet e publikuara disa nga qytetarët janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonët, ndërsa për evakuimin e tyre kanë asistuar edhe forcat zjarrfikëse.

Mendohet se ka qenë e mbyllur, por flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Nga mediat mësohet se ende zjarri vijon në katin e tretë dhe nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar apo të asfiksuar në katet e sipërme, ku ndodhen qindra banesa.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, por ende duket se është aktiv dhe dyshohet se vijojnë të digjen veshje e objekte që ndodhen në dyqanet e ndryshme që ndodhen në qendër.

Një grup qytetarësh janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë ayutoriteteve duke shtyrë një makinë që pengonte zjarrfikësen të afrohej pranë godinës ku kanë rënë flakët.

I gjithë shërbimi  zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e para që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse të qytetit të ka mbërritur edhe RENEA. 

Shtëllunga të mëdha tymi kanë ‘pushtuar’ qytetin e Lushnjës si pasojë e zjarrit që ka përfshirë qendrën tregtare “Metropol”.

Siç shihet nga pamjet, tymi është përhapur në një pjesë të madhe të qytetit duke sjellë një ndotje tejet të madhe.

Në një status më herët reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Një zjarr i madh në Qendrën Tregëtare Metropol në Lushnjë ka krijuar një situatë tepër të vështirë rreziku, ndërsa ndërtesa ka dhe mjedise banimi në katet e sipërme. Forcat zjarrfikëse dhe policia po luftojnë për të vendosur nën kontroll situatën e rëndë”- shkruan Balla.

 

Zjarri Ne Lushnje 1Zjarr Ne Lushnje 1

1703517264_luhsnje.jpg