Vendosni fjalën kyçe....

Irlanda shteti i radhës që pezullon përdorimin e vaksinës të AstraZencas


Përdorimi i vaksinës të Oxford-AstraZeneca është pezulluar në Republikën e Irlandës.

Komiteti Kombëtar Këshillues i Imunizimit (NIAC) rekomandoi masën pas raporteve të ngjarjeve serioze të mpiksjes së gjakut në të rriturit në Norvegji.

Në një Twitter, Ministri Irlandez për Shëndetësinë Stephen Donnelly tha se ishte një “hap paraprak”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje midis vaksinës dhe një rreziku në rritje të zhvillimit të mpiksjes.

Javën e kaluar, Danimarka dhe Norvegjia pezulluan përdorimin e vaksinave.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën nga frika se shkakton mpiksje të gjakut pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë.

Më shumë se 110,000 doza të vaksinës AstraZeneca janë administruar në Irlandë, që është rreth 20% e të gjitha dozave të dhëna deri më tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *