Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohet gjatë punës një minator në Bulqizë, niset me helikopter drejt Tiranës


 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë kromi në Bulqizë, pasi minatori Vilson Alla është aksidentuar gjatë punës.

Ai është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi  V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës  në një minierë kromi në Bulqizë”, njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.