Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë drejt berberhanes në Fier


Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në fshatin Fermë-Çlirim në Fier.

Dyshohet se shtetasi G.M 30-vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit me iniciale B.K 33-vjeç.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.