Vendosni fjalën kyçe....

Soros zbulon planet për një rrjet të ri universitetesh që do përhapin ideologjitë e tij


Miliarderi George Soros e ka shfrytëzuar Forumin Ekonomik në Davos, për të zbuluar planet e tij të fundit për një rrjet të ri universitetesh si dhe për të sulmuar presidentin amerikan Donald Trump, ashtu si edhe atë të Kinës, Xi Jinping.

Soros tha se presidenti Donald Trump ishte një “narcisisti ” që kishte shkelur kufijtë e kushtetutës amerikane. Ndërsa për Xi Jinping tha se ishte duke përdorur teknologji për të ushtruar kontroll të plotë mbi jetën e kinezëve.

“Bota do të ishte një vend më i mirë nëse ata nuk do të ishin në pushtet”– tha Soros, citon BBC.

“Të dy udhëheqësit përpiqen të zgjerojnë kompetencat e zyrës së tyre në kufijtë e saj dhe më gjerë. Trump është i gatshëm të sakrifikojë interesat kombëtare për interesat e tij personale dhe ai do të bëjë praktikisht gjithçka për të fituar rizgjedhjen. Në të kundërt, Xi Jinping është i etur për të shfrytëzuar pikat e dobëta të Trump-it dhe të përdorë inteligjencën artificiale për të arritur një kontroll të plotë mbi njerëzit e tij”– janë fjalët e Soros.

Por Trump dhe Jinping nuk janë të vetmit udhëheqës që Soros ka sulmuar gjatë fjalimit të itj. Ai shënjestroi gjithashtu kryeministrin indian Narendra Modi, duke thënë se shteti indian “po impononte masa ndëshkuese ndaj Kashmirit “.

Financieri premtoi gjithashtu se do të shpenzonte 1 miliard dollarë drejt një rrjeti të ri global universitar. Soros, i cili është një i rregullt në Forumin Ekonomik Botëror Ekonomik, tha se rrjeti i tij i ri universitar do të ndihmojë në promovimin e “mendimit kritik” në një epokë të intolerancës.

Rrjeti i ri i universiteteve të Soros-it shihet si një kundërpërgjigje ndaj presidentit hungarez Victor Orban, i cili ka provuar në mënyrë të përsëritur të mbyllë Universitetin e Europës Qendrore, një institucion privat i ngritur nga Soros në 1971.

Qeveria e Orban pretendon se Soros ka bërë një komplot sekret për të përmbytur Hungarinë me migrantë. Soros tha që rrjeti i tij i universiteteve do të ishte “projekti më i rëndësishëm dhe më i qëndrueshëm i jetës sime dhe unë do të doja ta shikoja atë të implementuar ndërsa jam akoma vërdallë”.

Soros, një hebre që i mbijetoi okupimit nazist duke falsifikuar dokumentet e identitetit, u bë famëkeq për përfshirjen e tij në zhvlerësimin e paundit britanik. Por janë aktivitetet e tij filantropike dhe politike që e kanë bërë atë një figurë përçarëse në SHBA, Europë dhe më gjerë.

Ai ka shpenzuar miliarda para për financimin e projekteve për të drejtat e njeriut dhe sipërmarrjeve demokratike liberale në të gjithë botën, dhe është bërë një objektiv i shpeshtë për kritikë nga grupet e krahut të djathtë për shkak të mbështetjes së tij për kauza liberale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *