Vendosni fjalën kyçe....

Po eskortonte familjen e Irena Gjokës, aksidentohet automjeti i Gardës. Nisin hetime urgjente


Makina që u përfshi në aksident këtë mbrëmje në zonën e Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.

Gazetarja Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas me makinën e policisë, që po e shoqëronte.

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

“Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H. Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron Policia.

Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet. Hoxha mëson se po kryhen verifikime urgjente me SHISH në Gardë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Top Channel