Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e burgut të Peqinit tregojnë përballjen me Sokol Mjacajn para dhe pas vrasjes në qeli


“Dolën punonjësit qe ishin brenda të cilët ishin kërcënuar që mos lini të futet njeri brenda. Ngeli vetëm shtetasi Sokol Mjaca në korridor dhe e mbylli plotësisht dhomën. Kërkonte takim vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi bërë thirrje disa here për t’u dorëzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte të dorëzohej. Me pas kam ikur ngaqë u bënë shume veta dhe lëviza nga ai vend”, thotë një zyrtar i burgut të Peqinit.

Një tjetër punonjësi i burgut tregon çfarë i tha Sokol Mjacaj në momentin kur e nxorën për ajrim. “Rreth orës 13:40 pasi ishte në ambientet e ajrosjes, ngjitet në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit I.B shtetasi Sokol Mjaca i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit E. Ç. “mos të iki shoqëruesi poshtë se do dal prapë”. Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë së bashku me shoqëruesin, dhe pas një kohe të shkurtër dëgjova krisma dhe zhurma që vinin nga poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që Sokoli kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi”, thotë ai.

Në dëshmi të tjerë para Prokurorisë së Elbasanit, një punonjës tjetër i burgut tregon se si u larguan të gjithë nga frika. “Kam qenë ne punë në momentin që ndodhi ngjarja rreth orës 13:45’ minuta. Unë në ato momente isha brenda tek ambientet e takimeve dhe kam dëgjuar në Radio se kërkonin “Ndihmë nga grupi i sigurisë se burgut”.

Më pas kam parë të dënuar që vinin me vrap nga vendi i Ajrimit, pra fusha ku rrinë të dënuarit të cilët vinin me vrap në drejtim te takimeve te B. Aty kam parë disa të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam parë dhe të dënuarin shtetasen Sokol Mjaca, i cili afrohet dhe na thotë “Dilni jashtë se ju vrava” dhe ne nga frika dolëm me vrap të pestë siç ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe të dënuarit e tjerë po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli derën dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndërsa ne dolëm përjashta”, thotë një zyrtar tjetër.

Brunilda Hyra e cila punon si shoqëruese në regjimin e brendshëm tha se me Sokol Mjacajn është përballur në dhomën e takimeve, ku asaj dhe kolegëve i ka kërkuar që të dalin jashtë, përndryshe do t’i vrasë.

Aty kam parë disa të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam pare dhe te dënuarin shtetasin Sokol Mjaca, i cili afrohet dhe na thotë “Dilni jashtë se ju vrava” dhe ne nga frika dolëm me vrap të pestë sic ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe te dënuarit e tjerë po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli derën dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndërsa ne dolëm përjashta. Me pas ne u larguam dolëm tek oborri i Institucionit. Aty me pas erdhi grupi i sigurisë, ndërsa Sokol Mjaca rrinte brenda dhomës së takimit. Pashë vetëm që kishte diçka të zezë në dore por nuk e pashë mire pasi ishim te trembur”, ka treguar ndër të tjera Brunilda Hyra.