Vendosni fjalën kyçe....

Teuta dhe Laçi përfundojnë aventurën në Evropë, humbin të dyja sfidat përballë Shamrock Rovers dhe Anderlecht


Përfundon aventura e Teutës në Kupat e Evropës. Durrsakët humbën edhe në kthim ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers, që fituan 2-0 në stadiumin “Elbasan Arena”. Miqtë patën fituar edhe sfidën e parë në Dublin me rezultatin 1-0.

Shamrock kaloi në avantazh në minutën e 20-të me Gafney. Sërish Gafney realizon përballë portierit Frashëri në minutën e 62-të dhe sfida përfundoi 0-2 për Shamrock.

Edhe skuadra shqiptare tjetër e Laçit është eliminuar duke u mundur 2-1 nga Anderlecht në transfertë. Belgët e Anderlecht patën fituar 3-0 sfidën e parë.