Vendosni fjalën kyçe....

Vasili nga protesta e opozitës: Rama ka frikë nga të vërtetat që Berisha ka nxjerrë sheshit


Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili nga protesta e opozitës, që po mbahet sot para Kryesisë së Kuvendit, theksoi se vendi nuk ka më parlament.

Ai pohoi mes të tjerash se Kuvendi është mbushur më shumë me gardistë se sa me deputetë.

“Në burgje nuk ka skanera, pasi skanerat janë për të kontrolluar deputetët. Të vërtetat kanë dalë në shesh. Ai nuk ka frikë nga asgjë tjetër, por nga të vërtetat që zoti Berisha ka nxjerrë sheshit. Ju keni parë se ata kërkojnë heqjen e imunitetit, por nuk thonë se janë të vërteta ato dokumentet që vërtetojnë që vjedhjet. Jemi sot bashkë sepse nuk kemi parlament. Kemi një kazermë të Gardës. Nuk është parë në historinë e pluralizmit që në sallë të parlamentit të ketë 80 deputetë dhe 280 policë dhe gardistë. E kuptoni se ku ka arritur Shqipëria?!”, tha Vasili.