Vendosni fjalën kyçe....

“Dosja e manipuluar, i kam kërkuar prej kohësh kreut të SPAK-ut të bëj deklarimet e mia” – Mërtiri


Biznesmeni Mirel Mërtiri pohoi mbrëmjen e sotme se i ka kërkuar SPAK-ut t’i japë mundësinë që të japë deklarimet e tij lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Ai theksoi se përgjigjet e marra nga SPAK-u kanë qenë qesharake. Sipas tij provat në dosje janë të manipuluara.

“Kam 3 vjet që SPAK të bëjë drejtësi dhe të dalë e vërteta. Askush nuk ka dalë prej SPAK-ut të thotë këto të vërteta, por ka krijuar situate, mashtrime, nga fillimi deri në fund të kësaj dosjeje. Pasi pritëm gjykatat duke ditur që dosja ishte e kontaminuar. Provat për inceneratorin e Elbasanit janë të gjitha të manipuluara. I jam drejtuar Ministrisë së Drejtësisë e më pas kreut të SPAK-ut Dumani që të kem mundësinë të jap deklarimet e mia me atë që po flitetpërdosjen e inceneratorëve.Aty do gjeni kërkesat e miua drejtuar SPAK për të dhënë verisonet e mira siç malejon ljgi. Përgjigjet qesharake do i lexoni aty. Dosja është e falsifikuar. Për këtë duhet të pyesni prokurorin Klodian Braho.” – tha Mërtiri.