Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentohen dy automjete në Fier, mbeten 2 të plagosur


Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 10:50 në aksin rrugor Fier-Seman. Makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin B.S, 58-vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S., 56 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar R. S. dhe pasagjerja në automjetin tip “Benz”, F. Ll., 56 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.