Vendosni fjalën kyçe....

“Duan të nxjerrin Berishën jashtë politikës, tym e flakë në Kuvend, tym e flakë jashtë” – Paloka për protestat


Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka tha mbrëmjen e sotme se njësoj si tymi e flaka në Kuvend, njësoj tym e flakë duhet të jetë edhe jashtë.

I ftuar në rubrikën Kjo Javë në News24, demokrati tha se gjithçka po ndodh së fundmi bëhet për të nxjerrë jashtë politikën ish-kryeministrin Berisha.

Ai nuk harroi edhe të ironizonte Bashën duke thënë se ka marrë vendin e Endri Fugës në sulmet e tij ndaj PD-së së grupit Berisha-Bardhi.

“Të gjitha tentativat bëhen për të nxjerrë jashtë politikës Berishën. Ndaj vendosëm të ketë protestë të hënë. Ka pasur dhe reagime nga militantët. Në këtë pjesë Basha nuk futet fare dhe nuk mund të përdoret si argument. Basha nuk është opozitë, nëse ka njerëz që e shohin Bashën ende në opozitë, ose janë shumë naivë, ose duhet të ndryshojë numrin e syzeve. Ka arritur puna që Rama nuk lodhet të na sulmojnë ne. Seancat kur në protestojmë nuk del na akuzon, por dalin të Bashës. Basha ka zëvendësuar Fugën, komandat ka Ballën. Ky është niveli i funksionimit. Votojnë çfarë do Rama, e keni parë dhe miratimin e buxhetit. Bënë sikur votuan kundër, ndërkohë bën korium mazhorancës. Kështu që këta nuk llogariten fare te protesta. Nuk presim që në protestat tona janë të imponuara në një farë mënyrë. Të dala jashtë programit tonë. Të imponuara sigurisht nga veprimet e Ramës dhe të SPAK.”­ – tha Paloka.

Ai shtoi më tej se protesta e së hënës ka të bëjë me heqjen e imunitetit të kreut të opozitës duke akuzuar socialistët për sjelljen në parlament.

Paloka theksoi se më keq se kaq nuk ka ku të shkojë e nuk do ndalen deri në fund.

“Kjo protestë e së hënës është e lidhur me heqjen imunitetit të kreut të opozitës. Ka dy protesta, ku populli do shprehë mosdakordësinë ndaj një akti. Ka dhe protesta që ka një qëllim të caktuar si rrëzimi i qeverisë, ku duhet përgatitur strategji. Përgatitjet nuk i tregojmë këtu, e as në Parlament. Tym dhe flakë në Parlament, tym dhe flakë duhet të bëhet dhe jashtë. Jemi në diktaturë dhe ka kohë që unë e them. Nuk është ajoi diktatura e Enver Hoxhës, me burgje me internime. Në fakt ka internime se po ikin jashtë.

Si të mos reagojmë kur i hiqet imuniteti deputetit të kreut të opozitës? Për këdo, Berisha po sulmohet nga të gjitha mënyrat. Kjo që po bëhet me Berishën, çfarë pritet të ndodhet me qytetarët e thjeshtë. Militantët e PD-së na kanë vënë në presion pse nuk kemi zhvilluar protesta deri më tani. Nëse nuk reagojmë me të gjitha format, këtu nuk ka rezultatet. Kjo është protestë me një qëllim. Kur një grup i caktuar dhe ka vullnetin nuk e ndal asgjë. Nuk e ndal as Garda, as policia dhe as badigardët.

Nuk kemi humbur asgjë. Më shumë se kaq nuk na ka çfarë humb. Na ka ngelur burgu dhe jeta. Nuk është më çështje e jona, por e qytetarëve. Qytetarët e thjeshtë nuk i bëj me faj, pasi kanë frikë nga ky regjim. Ju e dini se çfarë ndodhi me pronarin tuaj. Presion ishte. Para një jave kam dalë nga kryesia e Kuvendit një grua dhe një vajzë mu afruan dhe më pëshpëriti ‘kur do i shporrim!?’. Pëshpëriti dhe iku. Për atë aksion që ne do bëjmë nuk presim që të dalin dhjetëra mijëra qytetarë, por presim të bashkohen më vonë.” – tha Paloka.