Vendosni fjalën kyçe....

Dëshmia për dhunë policore: Nuses së kushëririt i ra të fikët, policët thanë lëre të vdesë (VIDEO)


Kjo është video ne spital e dëshmisë së një qytetari për dhunën e policisë gjatë kontrolleve për arrestime pas konflikteve për votimet.

Korab Shehi tregon dhunën e ushtruar nga policia gjatë natës në Dibër, me maska dhe me armë. Dhuna e policisë nuk ka kursyer edhe gratë dhe fëmijët, sipas rrëfimit të tij dhe pamjeve.

“Ishte ora 03.00 e mëngjesit. Unë rri në kat të parë dhe në kat të dytë dhe të tretë i kishin thyer dyert të gjitha. Kur dola unë ata po zbritnin poshtë. Ishin me maska, kallashnikov dhe gjithçka. Në atë kohë u thashë: Çfarë është? Jo s’kemi punë, më tha kush je.

U thashë emrin, pastaj ata shkuan te nusja e kushëririt. Ngaqë e dija që ishte me 3 fëmijë të vegjël  shkova atje.

Kur shkova atje, ata aty më shtynë, nuk më lanë dhe më përplasën për mur. Nuk më lanë që të shkoj aty. E dija që kishte për t’i rënë të fikët nuses së kushëririt.

Asaj i ra të fikët në rrugë, ndërsa djali i kushëririt shkoi të marrë makinën, policët I thanë; lëre të vdesë në rrugë, sepse i ra të fikët në rrugë. Policët na kanë godit mua dhe djalin e kushëririt, na kanë rrahur. I kanë futur dhe në furgon dhe i kanë rrahur me shkop gome, plus që e kanë godit dhe në fytyra”, tregon ai.

Dibra është zona më e nxehtë e konfliktit mes policisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë votimet e nesërme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *