Vendosni fjalën kyçe....

Basha me banorët e Astirit: Zhvendosja e Lanës për të mos prekur kompleksin e mikut të Ramës dhe Veliajt


Kreu u opozitës Lulzim Basha, ishte i pranishëm sot sërish në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve që protestojë kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re.

Kreu i PD, tha se në Tiranë po ndodh ajo që s’ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës.

Sipas shefit të PD-së, kjo bëhet për të mos prekur kompleksin që do ndërtojë miku i Taulant Ballës me firmën e Ramës dhe Veliajt.

“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut.

Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt.

Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha.

Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike,” tha Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *