Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Pas vendimit të Kuvendit do respektoj procedurën e SPAK-ut


Kreu i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi se pas vendimit të Kuvendit do të pranojë të gjithë procedurën e SPAK-ut për vendosjen e masës ndaj për “arrest shtëpie” për çështjen Partizani.

Berisha theksoi në emisionin “Opinion” se do të denoncojë procedurën por do e pranojë pa asnjë diskutim.

Pjesë nga diskutimi:

Blendi Fevziu: Zoti Berisha për të marrë përgjigje, nëse parlamenti në seancën plenare në 21 më e mundshmja, ndoshta edhe në Janar, por po marr 21-shin (Dhjetor), vendos që të aprovojë kërkesën e SPAK me shumicë votash dhe SPAK i drejtohet gjykatës, ju do ta njihni vendimin e gjykatës për rëndimin e masës suaj së sigurisë?

Sali Berisha: Unë pas vendimit të parlamentit do pranoj të gjithë procedurën.

Blendi Fevziu: Dakord, nëse thoni që do pranoni çdo lloj procedure…

Sali Berisha: Do ta denoncoj, por do ta pranoj, tjetër problem.

Blendi Fevziu: Denoncimi është e drejta juaj, por do ta pranoni, do ta zbatoni?

Sali Berisha: Pa asnjë diskutim. Në qoftë se këta shkonin në parlament dhe kërkonin autorizimin për një dy tre,  unë nuk kisha asnjë… sepse Sali Berisha është personi që ka kërkuar të abrogohet totalisht neni 70 i Kushtetutës për imunitetin, të mos ekzistojë.