Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Spaho: Lleshi më mirë mos fliste fare


 

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me deklaratat e djeshme të ministrit të ri të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi.

“Ndodh shpesh qe disa njerez arrijne te krijojne nje profil te larte per vehten duke mos u dukur ne publik dhe duke mos folur.”, kështu e nis fjalën Spaho, sipas të cilit do kishte qenë më mirë sikur ministri i ri të mos kishte folur fare për Ramën.

Spaho mendon se Lleshi në studio tha vetëm slogane dhe u shfaq i pazoti për të dhënë një përgjigje për kanabizimin  vendit. 

“Degjova vetem slogane, disa here perseriti qe eshte betuar qe kur ka qene 14 vjec se do i sherbeje vetem te vertetes. U cfaq i pazoti te perballoje faktet dhe te jape pergjigje per kanabizimin e vendit sepse synoi vetem ti jape mbeshtetje shefit te tij per cka ndodhur keto 4-5 vitet e fundit. Kryeministri i Shqiperise eshte i angazhuar plotesisht per te luftuar fenomenet negative qe kane te bejne me sigurine dhe rendin publik -tha Ministri i ardheshem i Brendshem.

Me e mira do kishte qene te mos fliste fare per Kryeministrin. Se kush eshte Edi Rama ne e dime me mire se ai. Per sa i takon detyres se veshtire qe do mbaje, bazuar ne ato qe tha dhe qe ishin kryesisht slogane, ve shume ne dyshim qe ai e njeh sektorin dhe do kete rezultatet qe pretendon Policia nuk eshte e rrezuar, tha Ministri i ardhshem.

Nënkryetari i PD-së thotë se intervista e Lleshit në “Opinion” i ka lënë një shije të hidhur, për shkak të vlerësimit që ai dha për kryeministrin Rama. Sipas Spahos, Lleshi duket sikur nuk ka jetuar në Shqipëri, dhe se vendin e njeh vetëm nga ERTV.

Sandër Lleshi e ka quajtur dje kryeministrin Edi Rama që e zgjodhi si ministër të Brendshëm, një intelektual të kalibrit të lartë: “Çfarë kam vënë re te Rama, që është e qartë? Ai është një njeri që e do debatin. Do debat intelektual, ka rrezik që me Ramën të përfundosh formal nëqoftëse je zero. Ky është risku i madh. Kam këtë frikë, këtë idenë e arrogancës, pamundësisë ë komunikimit me Ramën,  e përhapin më shumë ata njerëz të cilët kanë pamundësi përballimi të debatit me Ramën.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *