Vendosni fjalën kyçe....

Linjat ajrore evropiane ngrenë zërin: Do falimentojmë nëse nuk ndërhyjnë shtetet


Linjat ajrore të Evropës pritet të humbin 76 miliardë dollarë në të ardhurat e tyre gjatë vitit 2020 për shkak të ndalimit të udhëtimeve, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Shifrat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (Iata) sugjerojnë se linjat ajrore evropiane do të mbajnë një pjesë të konsiderueshme të goditjes globale të shkaktuar nga pandemia, e cila ka rezultuar në një rënie të pashembullt të numrit të udhëtarëve.

Iata tashmë ka paralajmëruar se pret që kërkesa për fluturime të pasagjerëve të bjerë me 38%, duke bërë që të ardhurat globale të bien me 252 miliardë dollarë në vitin 2020, pra duke shkaktuar pothuajse përgjysmimin e të ardhurave të industrisë në krahasim me 2019-ën.

Rafael Schvartzman, nënkryetari rajonal i Iata për Evropën, tha të enjten se shumë linja ajrore nuk kishin para të mjaftueshme në dispozicion për të mbajtur linjat e tyre të sigurta financiarisht për 2 apo 3 muaj.

Industria këtë javë bëri thirrje për qeveritë në mbarë botën të ndërhyjnë me mbështetje financiare, përfshirë injeksione parash, kredi dhe lehtësime tatimore, për të ndaluar një “krizë të likuiditetit”. Alexandre de Juniac, shefi ekzekutiv i Iata, tha që dështimi për të bërë këtë mund të bëjë që linjat ajrore të falimentojnë masivisht.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *