Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Kryemadhi në vendgrumbullimin e mbetjeve: Jam në mesin e ndërtimit pa leje të Inceneratorit të Tiranës


 

Një ditë pasi publikoi dokumente të reja dhe një kallëzim të ri në SPAK për inceneratorit e Tiranës, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi publikoi një video mëngjesin e sotëm në vendin ku grumbullohen mbetjet, në vend të djegies së tyre me incerim për prodhimin e energjisë elektrike.

“Sot është 13 dhjetor dhe unë jam në mesin e ndërtimit pa leje të Inceneratorit të Tiranës, në atë hapësirë prej 15 hektarësh në liqene të kthyera në tokë dhe tokë e kthyer në mal”, tha Kryemadhi.